Home ShowBiz Mblidhen konkurrentët e Big Brother, ja kush nuk u ftua
Mblidhen konkurrentët e Big Brother, ja kush nuk u ftua
0

Mblidhen konkurrentët e Big Brother, ja kush nuk u ftua

0
0

Big Brother Vip ka qënë një format që ka sjell miqësi të mëdha, por edhe shumë pakënaqësi.

Edhe pas përfundimit të spektaklit shumë nga konkurrentët kanë mbetur miq të mirë.

Ata nuk kanë munguar të ndajnë në rrjete sociale momente nga takimet me njeri-tjetrin.

Kledi Hysa  ka postuar së fundmi një foto ku shihet në shoqërinë e disa prej konkurrentëve të BBV.

Në foto shihet Fifi, Sabiani, Beniada si dhe çifti Sara- DJ PM.

Pas publikimit të kësaj foto shumë ndjekës u shfaqën të lumtur nga ribashkimi i tyre.

“Ka miqë që bëhen familje” ka shkruar Kledi bashkangjitur me një foto të grupit.

Nuk munguan edhe ata komentues të cilët kanë ngritur dyshime, se pse nuk janë ftuar konkurrentët e tjerë.

Edhe pse kjo ishte një mbledhje rastësore, shumë prej ndjekësve kanë hamendësuar se midis tyre vazhdonë të ketë hatërmbetje.

Linku: https://www.instagram.com/p/CgCFWAWsvQo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgCFWAWsvQo/