Home ShowBiz Argjira Spanca rrëfen për herë të parë problemet e papritura me shëndetin
Argjira Spanca rrëfen për herë të parë problemet e papritura me shëndetin
0

Argjira Spanca rrëfen për herë të parë problemet e papritura me shëndetin

0
0

Moderatorja shumë e dashur për publikun Argjira Spanca kohët e fundit po përballet me disa probleme me shëndetin e saj.

Këtë gjë vet moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes disa videove sqaruese në Instastory.

Ajo rrëfen se për shkak të neglizhencës së saj është duke marrë shumë terapi njëherësh, të cilat duhet t’i kishte bërë kohë më parë.

“Sot kam vendos që të flas pak për shëndetin. Unë muajin e fundit jam marr pafund me analiza gjithashtu kam qënë duke marr një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes”, rrëfen moderatorja.

Argjira gjithashtu ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj lidhur me problemet e shëndetit.

“Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them  shkoni kujdeuni për veten sa të mos jetë vonë”, përfundon ajo.

Linku: https://www.instagram.com/stories/argjiraspanca/2883543819526817406/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbYIadsK5GH/?utm_source=ig_web_copy_link