Home ShowBiz Me shenja të mprehta në trup, zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump
Me shenja të mprehta në trup, zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump
0

Me shenja të mprehta në trup, zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump

0
0

Gruaja e parë e Donald Trump, 73 vjeç, është gjetur e pajetë disa ditë më parë në shtëpinë e saj në New York.

Vdekja e saj u raportua si rezultat i një ataku në zemër.

Megjithatë autopsia zbuloi se vdekja e ish-bashkëshortes së Donald Trump ka ardhur si pasojë e disa “lëndime të mprehta në trup”, që ajo i ka marr pasi ka rënë aksidentalisht nga shkallët.

Këtij raportimi i bashkohen edhe faktet që pohojnë se Ivana u gjet e vdekur në fund të shkallëve të shtëpisë së saj në Manhattan.

Zyra e Kryeekzaminuesit të Mjekësisë në qytetin e New  York-ut deklaroi zyrtarisht se shkaku i vdekjes ishte një “aksident”.

Ata shtuan se vdekja nuk ka asnjë element të dhunimit kriminal.

Ajo u fotografua për herë të fundit në maj, kur u pa duke ndezur një shenjë paqeje për kamerat në New York City.

Ivana dhe Donald, të cilët u martuan në 1977 dhe u divorcuan në 1992, kishin tre fëmijë së bashku – Donald Jr., 44 vjeç, Ivanka, 40 dhe Eric, 38 vjeç – si dhe 10 nipër e mbesa.

Linku: https://uk.news.yahoo.com/ivana-trump-cause-death-ruled-000000066.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgByrbLIM5y/?utm_source=ig_web_copy_link