Home ShowBiz Martohen zyrtarisht Jennfer Lopez dhe Ben Affleck, zbulohen detajet e cermonisë
Martohen zyrtarisht Jennfer Lopez dhe Ben Affleck, zbulohen detajet e cermonisë
0

Martohen zyrtarisht Jennfer Lopez dhe Ben Affleck, zbulohen detajet e cermonisë

0
0

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar zyrtarisht. Kështu tregojnë dokumentet e dorëzuara në shtetin e Nevada.

Çifti u martua të shtunën, me një ceremoni intime në Las Vegas.

Lopez konfirmoi martesën e tyre në Vegas këtë të dielë.

Gjithashtu diva botëtore mori edhe mbiemrin e yllit të Hollywood-it duke e emërtuar kështu,  Znj. Jennifer Lynn Affleck.

“Mbrëmë fluturuam për në Vegas, qëndruam në radhë për të marrë një dokument së bashku me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës”, shkroi Lopez.

Lopez shkroi se kishte veshur një fustan nga një film i vjetër dhe Affleck kishte veshur një xhaketë nga dollapi i tij.

“Ne i lexuam zotimet tona në kishëzën e vogël dhe i dhamë njëri-tjetrit unazat që do të mbajmë për pjesën tjetër të jetës. Në fund ishte dasma më e mirë e mundshme që mund të kishim imagjinuar”, shkroi këngëtarja.

Linku: https://edition.cnn.com/2022/07/17/entertainment/jennifer-lopez-ben-affleck-married/index.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgJWn2IKJqq/?utm_source=ig_web_copy_link