Home ShowBiz Tristan Thompson shfaqet rrugëve të Mykonos pranë një brune seksi misterioze
Tristan Thompson shfaqet rrugëve të Mykonos pranë një brune seksi misterioze
0

Tristan Thompson shfaqet rrugëve të Mykonos pranë një brune seksi misterioze

0
0

Tristan Thompson është parë i kapur për dore me një grua misterioze teksa po kalonte pushimet në Greqi përpara lindjes së fëmijës së tij të dytë me Khloe Kardashian.

Basketbollisti, 31 vjeç, është fotografuar pas një feste gjatë ditëve të fundit teksa po pushonte në Mykonos.

Përpara lindjes së foshnjës së tyre të dytë së bashku, Tristan u kap në videon e marrë nga TMZ duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Mykonos me një grua brune misterioze me një fustan portokalli të ngushtë të dielën herët në mëngjes.

Ndërkohë, Khloe, 38 vjeç,  është në pritje për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të ish-çiftit, i cili do të lindë përmes një nëne surrogate.

Khloe dhe Tristan po presin një djalë së bashku, vetëm disa muaj pasi lojtari i NBA-së lindi një djalë me Maralee Nicholas në dhjetor, pasi ai e tradhtoi Khloe në natën e ditëlindjes së tij të 30-të.

Ylli i talentuar i sportit dukej me humor të lartë teksa ishte i rrethuar nga një numër grash të mrekullueshme.

Ai u fotografua në klubin e njohur Bonbonniere teksa po festonte deri në orët e para të mëngjesit.

Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/tristan-thompson-spotted-hand-hand-27515242?int_source=nba

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgKGsC5MueG/?utm_source=ig_web_copy_link