Home ShowBiz Pas kërkesave të së ëmës, a është gati Noizy të gjejë shpirtin binjak?
Pas kërkesave të së ëmës, a është gati Noizy të gjejë shpirtin binjak?
0

Pas kërkesave të së ëmës, a është gati Noizy të gjejë shpirtin binjak?

0
0

Noziy është një nga reperët më të suksesshëm të momentit.

Ai ka qenë i ftuar në në emisionin “Wake Up”, ku ka folur rreth karrierës dhe jetës personale.

Noizy rrëfeu se axhenda e ngjeshur profesionale nuk i jep shumë kohë për jetën private.

Pak ditë më parë ka qenë mamaja e  reperit ajo që i kërkoi publikisht, në formë shakaje, që të gjejë një nuse. Duke folur për kërkesën e së ëmës, Noizy sqaroi edhe arsyet se pse është beqar, duke theksuar se “nuk ka kohë” për një romancë.

“Personit që do kem në krah dua t’i kushtoj kohë, vëmendje, dashuri. Tani nuk e kam luksin t’i jap kohën, se këto kohë, vetëm tre ditë jam në Shqipëri dhe s’di çfarë të bëj më përpara, të shkoj në studio të mbaroj projektet e rradhës, të jem me familjen se jam bërë jabanxhi në shtëpi, të takoj shoqërinë apo të merrem me bizneset. Pjesa tjetër e javës më kalon jashtë shtetit me koncerte. Nuk di çfarë të bëj më parë. Nuk e kam kohën që duhet t’i kushtoj dikujt”, u shpreh ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NHPx6PLQWgE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMmU0PuJakf/