Home ShowBiz E goditën me shishe kokës, reperi i njohur braktis skenën
E goditën me shishe kokës, reperi i njohur braktis skenën
0

E goditën me shishe kokës, reperi i njohur braktis skenën

0
0

Reperi amerikan Kid Cudi u sulmua në natën e hapjes së festivalit Rolling Loud Miami kur pjesëtarët e publikut filluan t’i gjuanin sende, madje një shishe e goditi në kokë.

Në një video, Kid Cudi dëgjohet duke kënduar pak para se një shishe të godasë kokën e tij. Menjëherë pas kësaj, ai ndaloi së kënduari, hoqi mikrofonin nga tribuna dhe iu drejtua të pranishmëve.

“Unë do të largohem nga koncerti nëse të gjithë hidhni edhe një gjë tjetër. Unë nuk jam duke luajtur. Ju do ta prishni koncertin për të gjithë. Unë do të largohem”, u shpreh këngëtari i frustruar nga situata.

Pak minuta pas ndodhisë gjendja nuk u përmirësua dhe reperi u largua nga skena.

Në rrjet është spekuluar se kjo ndodhi si pasojë e  “armiqësisë”me Kanye West, publikut nuk i ka pëlqyer që këngëtari u ndërrua në momentet e fundit dhe ka reaguar agresivisht.

 

Linku: https://www.sportskeeda.com/pop-culture/news-truly-embarrassing-sad-fans-react-kid-cudi-walks-rolling-loud-stage-fans-throw-items

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFvdqluF794/