Home ShowBiz Si rrallë herë, Rudina Magjistari rrëfen detaje nga jeta private
Si rrallë herë, Rudina Magjistari rrëfen detaje nga jeta private
0

Si rrallë herë, Rudina Magjistari rrëfen detaje nga jeta private

0
0

Edhe pse është e pranishme në televizon çdo ditë, Rudina Magjistari rrallë herë flet për jetë e saj private.

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet bashkë, dhe  ajo nuk i kurseu fjalët e mira duke folur për të.

Rudina rrëfeu se edhe pse punë e tyre kërkojnë shumë kohë, ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë sa më shumë  kohë së bashku.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsërisë atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetirn. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, u shpreh ajo në një intervistë me Labinot Gashin

Si bashkëshorti ashtu edhe ajo janë mbështetës të karrierës së njeri-tjetrit.

Rudina rrëfeu gjithashtu se ka pasur raste kur ka dashur të heq dorë nga karriera e saj por që koha dhe stili i jetesës e ka bërë më të fortë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jyAuq69P3uo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf_-54GDhQM/