Vendime strikte mbi privatësinë, Google prezanton ndryshimet e radhës
Google njoftoi se do të vijë me shumë ndryshime të cilat do të përmirësojë sigurinë e përdoruesve dhe përvojat e aplikacioneve.
Këtu është një listë e asaj që Google njoftoi dhe kur do të hyjnë në fuqi këto politika:
Përvoja më të mira të reklamave (30 shtator 2022): Kompania po ndalon reklamat intersticiale në ekran të plotë që shfaqen para ekranit të ngarkimit të aplikacionit, kur filloni një nivel ose gjatë lojës, gjithashtu.
Imitimi (31 gusht 2022): Për të zhdukur aplikacionet kopjuese, Google po godet aplikacionet e paautorizuara që nënkuptojnë një lidhje me qeveritë, kompanitë dhe bizneset.
Dezinformimi shëndetësore (31 gusht 2022): Kompania po ndalon aplikacionet që argumentojnë kundër konsensusit mjekësor të pranuar gjerësisht ose japin këshilla shëndetësore që mund të dëmtojnë përdoruesit.
Raportimi për kërkesat e sigurisë (31 gusht 2022): Ky opsion nundëson që me përjashtim të mjeteve të aksesueshmërisë si lexuesit e ekranit, paisjet e tjera janë të ndaluar të anashkalojnë këtë ‘flamur’ në çfarëdo mënyre dhe të provojnë të regjistrojnë përmbajtje në ekran.
Shërbimi VPN (31 gusht 2022): Kompania po i ndalon aplikacionet të përdorin shërbimet VPN të Android për gjurmimin e të dhënave të përdoruesit ose ridrejtimin e trafikut të përdoruesve për të fituar para përmes reklamave.
Kompania njoftoi gjithashtu ndryshime të politikave për reklamat që synojnë rritjen e sigurisë për aplikacionet e përdorura nga fëmijët, në fuqi më 1 nëntor 2022.
Linku: https://techcrunch.com/2022/07/28/google-announces-new-play-store-policies-around-intrusive-ads-impersonation-and-more/
Burimi i fotos: pexels.com