Home ShowBiz Ledri Vula blen shtëpinë e re në rezidencën më luksoze të qytetit
Ledri Vula blen shtëpinë e re në rezidencën më luksoze të qytetit
0

Ledri Vula blen shtëpinë e re në rezidencën më luksoze të qytetit

0
0

Ledri Vula është padyshim një nga këngëtarët më të dashur dhe më të përfolur në mediat rozë.

Këngëtari nuk e ka fshehur asnjëherë jetën e tij private dhe familjarët e tij njihen nga i gjithë publiku.

Së fundmi prindërit e Ledrit kanë qënë të ftuar në emisionin e Top Albania Radio “Pardon My French” ku kanë zbuluar se këngëtari, i cili deri më tani ka jetuar me ta do të shpërngulet me banesë në një nga zonat më të preferuara të Prishtinës.

Xheraldina, e ëma e Ledri Vulës ka zbuluar se banesa e re e çiftit Sara-Ledri do të jetë në Marigona Hill ku ata do të jetojnë vetë vajzën e tyre, Poem.

“Ata blenë një banesë mjaft të madhe jashtë shtëpisë, në një kompleks që quhet Marigona Hill. Dhe e blenë, u rehatuan. Me thënë të drejtën u gëzuam shumë, pasi çdo familje duhet ta ketë kulmin e vet”, tha Xheraldina.

Por ajo shtoi se me insistimin e Ledrit, edhe prindërit e tij do të zhvendosen në këtë lagje, por në një banesë tjetër.

“Ledri më kërkoi ta blejmë edhe ne një banesë në Marigona Hill. Banesa është ngjitur me shtëpinë e Ledrit”, sqaroi Xheraldina.

Ndërtesa ku do të banojë këngëtari është ndërtesa më e lartë e qytetit dhe ndodhet në zemër të vendit.

Linku: https://youtu.be/UnZVg3dBbfE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfE_nbfrouB/?utm_source=ig_web_copy_link