Një aplikacion i ri TikTok Music mund të sfidojë Spotify dhe Apple Music
Duke marrë parasysh se sa bukur është e ndërthurur muzika në TikTok, nuk do të ishte aq befasuese nëse kompania do të lansonte një aplikacion të vetin për transmetim muzikor.
Disa dosje të patentave të zbuluara kohët e fundit sugjerojnë se TikTok po punon pikërisht për këtë gjë.
Kompania mëmë e TikTok, ByteDance,ka paraqitur një aplikim për markën tregtare në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së për “TikTok Music” në maj.
Sipas aplikimit, shërbimi do t’i lejonte përdoruesit të blejnë, të luajnë, të ndajnë dhe të shkarkojnë muzikë. Ai gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë, të ndajnë dhe të rekomandojnë lista për luajtje, të komentojnë muzikën, si dhe të transmetojnë drejtpërdrejt audio dhe video. ByteDance ka paraqitur tashmë një patentë të markës”TikTok Music” në Australi nëntorin e kaluar.
ByteDance në fakt ka përvojë me transmetimin e muzikës. Në vitin 2020, ByteDance lançoi një aplikacion për transmetim muzikor, Resso, në Indi, Brazil dhe Indonezi.
Resso ka disa nga të njëjtat veçori të përshkruara në dosjen “TikTok Music”, të tilla si aftësia për të krijuar lista për të ndarë këngët në mediat sociale dhe për të ndërvepruar me komunitetin e aplikacionit.
ByteDance madje përdor TikTok për të sjellë përdoruesit ekzistues në Resso.
Sipas një raporti nga The Information, aplikacioni TikTok në Brazil vjen me një buton, i cili i drejton përdoruesit te Resso në mënyrë që ata të mund të dëgjojnë versionin e plotë të këngës për të cilën janë të interesuar.
Kjo lëvizje të ndihmon t’i mbajë përdoruesit brenda ekosistemit ByteDance.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/