“Majft komentuat sikur kam zbukuruar një zombie”, Arjola Demiri shpërthen keq ndaj komentuesve
Pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip, aktorja Arjola Demiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
Në çdo dalje të saj ajo shfaqet shumë e kuruar në look dhe gjithmon në formë.
Mirëpo disa ndjekës e akuzojnë atë se përdor fotoshop për të edituar fotot e saj.
Aktorja së fundmi ka reaguar ndaj këtyre akuzave duke shpjeguar se ndërhyrja e saj nëpër foto është vetëm për të rregulluar efektet e ngjyrave.
Ajo shprehet se është nënë e tre fëmijëve dhe është normale të ketë imprefeksione, por ajo nuk shqetësohet aspak për to.
“Nuk kam nevoj për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju.
Unë e dua veten time me të gjithë imperfeksionin tim. Mos harroni tre fëmijë njerëz nuk m’i kanë dhuruar i kam lindur unë.
Do të kem strija, celulit dhe kjo s’ma heq as ma shton bukurinë.
Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombi me efekte.
Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si të jeni profesionistë editimi të fotove”
Linku: https://www.instagram.com/stories/arjolademiri/2896689349843518777/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf65O_MjRwK/?utm_source=ig_web_copy_link