Home ShowBiz Fansat shpërthejnë të revoltuar, Katy Perry ‘kryqëzohet’ pas gjestit të saj të fundit
Fansat shpërthejnë të revoltuar, Katy Perry ‘kryqëzohet’ pas gjestit të saj të fundit
0

Fansat shpërthejnë të revoltuar, Katy Perry ‘kryqëzohet’ pas gjestit të saj të fundit

0
0

Katy Perry ka ngjallur reagime të shumta nga fansat pasi u filmua duke hedhur feta pica në një turmë gjatë një paraqitjeje në një klub nate.

Të shtunën, këngëtarja e famshme është paraqitur në klubin Zouk në Las Vegas, Nevada. Në klub teksa ajo kërcente me këngën “In da Getto” të J Balvin dhe Skrillex nisi të hedh feta në drejtim të turmës.

Videoja u bë mjaf virale në rrjetet sociale dhe këngëtarja u përball me shumë komente që e dëmojnë atë për mosrespektim ndaj ushqimit.

Këngëtarja duket se nuk ishte aspak e vetëdijshme për veprimin e saj të shmtuar. Në përpjekjen e saj të radhës, Perry hodhi pjatën pa pica në turmën pulsuese, ndërsa duar të shumta përpiqen të kapin ushqimin, por asnjëra nuk duket e suksesshme.

“Ndihmë”, shkruhet në mbishkrimin e videos virale, e cila që atëherë është parë më shumë se 6.7 milionë herë në Twitter.

Perry është munduar të rregulloi situatën e dal jashtë kontrollit duke e ripostuar videon më vonë ri me mbishkrimin:

“Një nënë që ushqen fëmijët e saj” së bashku me një emoji të një gruaje që mban një fëmijë.

Por gjithsesi veprimi i saj i papritur vazhdon të përflitet dhe ironizohet.

Një tjetër ndjekës ironizon sitautën duke postuar një foto ku shihet të jetë bërë tepër pis nga përplasja e picës së hedhur.

Linku: https://www.independent.co.uk/life-style/katy-perry-pizza-video-reactions-b2136654.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb6IWUNJiyL/?utm_source=ig_web_copy_link