Si rrallë herë Noizy rrëfen vështirësitë në fillimin e karrierës, zbulon pagesën e tij të parë
Noizy është padyshim një nga reperët më të sukseshëm të estradës shqiptare.
Këngët e tij kthehen gjithmon në hite.
Megjithatë si të gjithë artistët e tjerë edhe për të fillimet nuk kanë qënë aq të lehta dhe është përballur me shumë sakrifica për të qënë aty ku është në ditët e sotme.
I ftuar në emisionon “Pushime në top” si rrallë herë Noizy ka treguar për vështirësitë që ai ka hasur në fillimet e karrierës së tij.
Ai është shprehur se ka nisur karrierën e tij në muzikë pa e menduar se do të arrinte kaq shumë. Gjithashtu ai zbulon pagesën e parë që ka marrë, për të cilën në atë kohë është dëshpëruar.
“Në këtë lloj forme që jam tani nuk e kisha imagjinuar asnjëherë, sepse nuk mendoja kurrë që të ardhurat të ishin kaq të mëdha në një shtet si tonin. Madje mbaj mend në vitet 2005-2006, më rastisi një ditë që realizova 3 koncerte brenda ditës në 3 qytete të ndryshme.
Kur u ktheva në shtëpi, më duket se as 1 milion lekë (të vjetra) nuk mora nga koncertet. Aty u dëshpërova shumë. Pastaj në momentin që më thirrën në Europë gjërat ndryshuan, shifrat ndryshuan dhe aty i dhash gaz më fort”, është shprehur Noizy.
Linku: https://www.instagram.com/reel/Cg2IKHUPpnP/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUVM6qLsf40/?utm_source=ig_web_copy_link