Dashi
Këto ditë kanë qenë disi konfuze për ju. Që nga maji ka shumë të lindur të kësaj shenje që po përballen me shumë sfida. Dije që në fund do t’i fitosh edhe nëse disa do të jenë shumë të lodhshme për ty. Me Jupiterin në shenjë do të jetë e mundur një shpërblim, një rikonfirmim.
Demi
Do të ndiheni gjithnjë e më të vendosur për të realizuar projekte të reja, ndryshime të rëndësishme dhe për të mbyllur situata që nuk funksionojnë më. Në planin e punës do të duhet kujdes me eprorët dhe kolegët. Në dashuri, durim për gjithë këtë muaj.
Binjakët
Nesër Hëna kundërshtare mund t’ju vërë nën presion. Më mirë të bëni kujdes dhe të shtyni çdo vendim për një ditë më të qetë. Në dashuri ndiheni të pamotivuar ose të mërzitur, kjo sepse nuk e keni rrezikuar mjaftueshëm.
Gaforrja
Kjo do të jetë një ditë për t’iu kushtuar dashurisë dhe pasioneve, si edhe marrëdhënie midis prindërve dhe fëmijëve. Ata që janë lënduar në dashuri nuk duhet të ndihen vetëm. Në punë do të përjetoni momente tensioni dhe problemesh. Kjo është një kohë e mirë për të ndezur ndjenjat e dashurisë.
Luani
Do të jetë një ditë më e mirë se ato që sapo kaluan. Me Jupiterin ende në aspekt të mirë, duhet ta lini prapa zemërimet tuaja të fundit dhe të kërkoni rrugën e duhur përpara. Është koha për të krijuar aleatë të rinj që mund t’ju japin një dorë në realizimin e një projekti profesional në muajt e ardhshëm.
Virgjëresha
Ju pret një e diel mjaft e ndrydhur me Hënën në aspektin e kundërt. Me Merkurin në shenjë janë shtuar idetë për t’u realizuar. Ka shumë të lindur të kësaj shenje të zhytura nga uria për sukses, por këto ndjenja mund ta lënë pas dore paksa shumë dashurinë. Duhet kujdes në orët në vijim.
Peshorja
Këto kanë qenë ditë të vështira për ju. Ata që kanë një pyetje të hapur ligjore do të bënin mirë të kërkonin një kompromis, duke e konsideruar Jupiterin ende të kundërt. Për fat të mire do të ndiheni më të qetë në këtë ditë. Kini kujdes se kush mund t’ju zhgënjejë në të ardhmen.
Akrepi
Marsi nesër do të jetë në aspektin e kundërt dhe kjo mund t’ju nervozojë dhe ju krijojë probleme në marrëdhëniet me të tjerët. Në vend të kësaj, fokusohuni në ditët e ardhshme, jini të durueshëm dhe do të shihni se do të merrni gjithçka që dëshironi.
Shigjetari
Nesër Hëna në shenjë mund t’ju japë emocione të rëndësishme. Nëse jeni të dashuruar me dikë, do të dëshironi të shkoni një hap më tej, të deklaroni atë që ndjeni. Në orët e ardhshme, dashuria do të fitojë. Nga java e ardhshme edhe Venusi do të jetë sërish aktiv.
Bricjapi
Këto janë ditë të rëndësishme për ju. Vitin e ardhshëm do t’ju duhet të përballeni me një ndryshim profesional që e keni planifikuar prej disa kohësh. Afërdita së shpejti nuk do të jetë më në kundërshti dhe madje në dashuri ju pret një rikuperim i bukur.
Ujori
Kjo do të jetë një ditë më e mirë se ajo që sapo ka kaluar. Më në fund do të hiqni qafe barrën dhe pasigurinë e lindur në të kaluarën. Është shumë e rëndësishme të rrethoni veten me njerëz që mund t’ju kuptojnë. Mos mendoni se i keni të gjithë kundër, por duhet durim për t’u dhënë të tjerëve kohë për t’ju kuptuar.
Peshqit
Në këto ditë do t’ju duhet një maturi e dyfishtë për të përballuar efektet e kësaj Hëne në një aspekttë kundërt. Prej ditësh jeni mbushur me shqetësime, ndoshta jeni të shqetësuar për një familjar që nuk është mirë. Mundohuni të qetësoheni dhe të lini pas vetes të kaluarën.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-domenica-7-agosto-2022/
Burimi i fotos: pexels.com