Home ShowBiz Bëri të vdekur në rrjet Pete, Kim Kardashian reagon e acaruara ndaj West
Bëri të vdekur në rrjet Pete, Kim Kardashian reagon e acaruara ndaj West
0

Bëri të vdekur në rrjet Pete, Kim Kardashian reagon e acaruara ndaj West

0
0

Kim duket se është acaruar me zhurmën e rrjetit rreth ndarjes me Pete dhe reagimit që West ka bërë.

Një burim i afërt me Kim tha për DailyMail:

Kim nuk do ta përballojë këtë. Ajo po kërkon që Kanye të heqë postimin, por ai nuk e bën. Ajo e ka mbrojtur fuqishëm Pete. Ajo kurrë nuk do të kthehet me Kanye për mënyrën se si ai i trajton njerëzit që ajo i do dhe i respekton. Ajo është përpjekur jashtëzakonisht shumë për të pasur një situatë të mirë për fëmijët. Ajo nuk do të qëndrojë për këtë lloj sjelljeje që ka ai.

Kim dhe Pete javën e kaluar u ndanë. Dyshja u lidhën për herë të parë në tetor kur Kim bëri debutimin e saj si prezantuese në “Saturday Night Live”.

Pas më pak se një viti së bashku, dyshja vendosën të ishin thjesht miq, për shkak të distancave të gjata, me Kim me qendër në SHBA ndërsa Pete po xhironte në Australi.

West ndau një pstim ironizues në rrjet duke e shpallur Pete të vdekur pas ndarjes me ish partnere e tij. Ky postim përveçse ka trazuar rrjetin ka acaruar dhe Kim.

Linku: https://pagesix.com/2022/08/08/kim-kardashian-wont-stand-for-kanye-wests-antics-around-pete-davidson-split/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashian/

tags: