Home ShowBiz Nga arsyeja pse vazhdon beqarë tek telefonata surprizë, Noizy nuk kursehet para ndjekësve
Nga arsyeja pse vazhdon beqarë tek telefonata surprizë, Noizy nuk kursehet para ndjekësve
0

Nga arsyeja pse vazhdon beqarë tek telefonata surprizë, Noizy nuk kursehet para ndjekësve

0
0

Noizy ka qenë i ftuar tek 1 Kafe me Labin ku ka ndarë detajet e fundit mbi koncertin dhe jetën private.

Të gjithë u martuan, po ti?– ishte pyetja që Labi i drejtoi duke i përmendur disa nga kolegë të tijë që tashmë i kanë dhënë fund beqarisë.

‘Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman. Jam i fokusuar plotësisht tek puna dhe femra ka nevojë për vëmendje e unë në këtë moment nuk mundem  për shkak të angazhimeve’– tha Noizy duke qeshur.

Në një moment Noizy surprizon fansat me një telefonatë të veçantë.

‘Arsyeja që iu kam marrë në telefon është për t’iu falenderuar shumë që më keni qëndruar besnik gjatë karrierës time. Nuk e di si mund t’ua shpërblej, por besoj se shpërblimi më i madh do të jetë tek koncerti Alpha. Kurrë nuk do ta harroj se falë jush jam ky që jam sot.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=E9LPgkD8wHE

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=E9LPgkD8wHE

tags: