Home Lifestyle 9 fakte interesante që nuk i dinit rreth reçipetave
9 fakte interesante që nuk i dinit rreth reçipetave
0

9 fakte interesante që nuk i dinit rreth reçipetave

0
0

1.Reçipetat tuaja kanë nevojë për një kujdes të veçantë.

Mos e lani reçipetat me pjesën tjetër të rrobave.

Ato duhet t’i lani në një qese delikate me grepa të mbërthyer për të parandaluar ngatërrimin në ciklin delikat të centrifugimit.

Më pas, duhet ta lini të thahen në hije për tëmos humbur elasticitetin e tyre. Nuk ka asgjë më të keqe se sa të shohësh një nga reçipetat tuaja të preferuara dhe të shtrenjta të humbasin funksionin e tyre ose t’i dalin telat.

  1. Lufta e Dytë Botërore ndau korsenë nga reçipetat.

I gjithë ai metal që shkonte për ndërtimin e korseve ishte i nevojshëm për të ndihmuar në luftë. Në vend të kësaj, 28,000 ton metal shkuan për të krijuar dy flota të tëra, duke çliruar gjithashtu trupat e grave nga korsetë.

3.Reçipetat juaj nuk kishin madhësinë dhe formën e filxhanit para vitit 1928.

Ida dhe William Rosenthal patentuan sistemin e parë të matjes për reçipetat.

Matjet u realizuan në perimetrin rreth kafazit të kraharorit dhe në vëllimin e gjoksit. A-kupa ishte 8 ons, B-kupa 13, C-kupa 21 dhe D-kupa 27. Këto janë matje janë në fuqi edhe sot.

  1. Nuk duhet t’i mbani veshur reçipetat tuaja më shumë se një ditë.

Elasticiteti i reçipetave ka nevojë për të pushuar të paktën çdo dy ditë. Nëse do ta bëni këtë veprim do të kurseni sa më shumë para.

  1. Madhësia e reçipetave tuaja do të ndryshojë.

Madhësia e trupit të njeriut ndryshon gjatë jetës ndaj do të ndryshojë edhe madhësia e reçipetave tuaja.

  1. Ka një reçipeta perfekte për çdo veshje.

Reçipeta juaj e preferuar mund të mos jetë ajo perfektja për veshjen tuaj të preferuar. Fustanet, qepjet, të pasmet, pëlhurat, të çarat, ngjyrat dhe përshtatjet do të përcaktojnë se cila prej  tyre është e duhura.

  1. Reçipetat nuk zgjasin përgjithmonë

Blerja e sytjenave mund të kthehet në një bezdi për shumicën e grave, të cilat do të doni t’i ruani ato për vite me rradhë, por thjesht është e pamundur.

Jetëgjatësia më e lartë e reçipetave mund të jetë deri në një vit e gjysmë.

  1. Madhësia e reçipetave tuaja e ka një “binjake” që i përket një marke tjetër.

Madhësia e reçipetave tuaja ka madhësinë e njëjtë për çdo markë të që prodhon të brendshme.

Për shembull, mund të jeni një 30F në një markë dhe një 34DD në një tjetër. E gjitha kjo situatë është shumë konfuze dhe shpesh herë bëhet acaruese gjetja e masës së duhur.

  1. Do të shpenzoni një pasuri për reçipetat gjatë gjithë jetës suaj.

Sipas studimeve një grua mesatare do të shpenzojë rreth 4000 dollarë për reçipetat gjatë gjithë jetës së saj. Kjo shifër me siguri i bën femrat të dëshirojnë ‘të heqin dorë’ prej tyre.

Linku: https://littlethings.com/lifestyle/know-before-wearing-bra

Burimi i fotos: pexels.com

tags: