Home Lifestyle Pse i “kafshojmë” njerëzit që duam? Ja çfarë thotë shkenca
Pse i “kafshojmë” njerëzit që duam? Ja çfarë thotë shkenca
0

Pse i “kafshojmë” njerëzit që duam? Ja çfarë thotë shkenca

0
0

Ngrini duart nëse keni dashur ndonjëherë të ‘kafshoni’ një fëmijë sepse ishte shumë i lezetshëm ose keni dashur të ‘shtrydhni’ një qenush të adhurueshëm!

Mos u shqetësoni, kjo dëshirë nuk është aq e pazakontë sa duket.

Në fakt, kjo dëshirë për të ‘kafshuar’ krijesa më të vogla se vetja dhe të porsalindurit ka një emër – agresion i ëmbël.

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët psikologjikë të Universitetit Yale, dëshira për të pseudo-kafshuar ose shtrydhur çdo gjë që na duket jashtëzakonisht e lezetshme është në fakt një reagim neurokimik.

Kafshimi ndihmon në rregullimin e emocioneve pozitive që një person përjeton pasi sheh një qenush ose foshnjë të adhurueshme.

Ai është një formë e rregullimit të emocionit kur bëhet shumë për t’u mbajtur përbrenda.

Kur ju përgjigjeni me të kundërtën e asaj që ndjeni, në këtë rast duke dashur të kafshoi faqet topolake të një bebi ose të qenushit tuaj, ju rifitoni ekuilibrin mbi emocionet.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/life-style/health-fitness/

Burimi i fotos:  pexels.com