Home ShowBiz “Lavdi Zotit jam mirë”, Kiara Tito rrëfen tmerrin që përjetoi në anije
“Lavdi Zotit jam mirë”, Kiara Tito rrëfen tmerrin që përjetoi në anije
0

“Lavdi Zotit jam mirë”, Kiara Tito rrëfen tmerrin që përjetoi në anije

0
0

Moderatorja Kiara Tito, ka reaguar pas videos virale ku u shfaq në një gjendje mjaft të rënduar e me lot në sy pasi kishte frikë nga udhëtimi  me anije.

Videoja është shoqëruar nga një audio mjaft gazmore si për të ç’dramatizuar paksa situatën.

“E urrej ndjesinë e të qenurit në anije. Anijet janë një ‘JO’ e madhe për mua”, shkroi Kiara.

Gjithashtu, Kiara bëri me dije se ilaçet nuk e ndihmiuan dot që të qetësohet.

Së fundmi ajo ka bërë një reagim ku ka theksuar se tashmë është mirë.

Gjithashtu, Kiara tregoi se anija gati sa s’po mbytej dhe disa njerëz po qanin nga paniku.

“Lavdi Zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ballë dhe anija gati sa s’po përmbytej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”- u shpreh moderatorja për “Kryefjala.com”.

Linku: Kryefjala.com

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/ChILuxXLV3S/