0
0
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e vransirave deri në orët e mesditës ndërkohë që në orët e pasdites do të ketë edhe rrebeshe shiu, më të dukshme në zonat malore.
Gjatë ditës pritet që moti të përmirësohet gradualisht në të gjithë territorin, ku gjatë mbrëmjes dhe orët e vona të natës vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com