Home Lifestyle Horoskopi ditor, 14 gusht 2022
Horoskopi ditor, 14 gusht 2022
0

Horoskopi ditor, 14 gusht 2022

0
0

Dashi

Ju dëshironi të zbuloni gjithçka që ndjeni brenda. Kjo është një shenjë pozitive, e cila kërkon jo vetëm angazhimin tuaj por edhe të personave pran jush. E tashmja është një periudhë padyshim e vrullshme. Do të ndiheni më të vendosur se kurrë gjatë kësaj kohe.

Demi

Ju dëshironi të rifitoni qetësinë nëse ka pasur probleme, por nuk përjashtojmë që dashuria të ketë qenë një terren prove për shumëkënd. Ka njerëz që kanë pasur probleme serioze apo përplasje në dashuri, të tjerë që pyesin veten nëse është shumë e mërzitshme që në këtë moment të jetosh një ndjenjë të re.

Binjakët

Ju gjejmë paksa të lodhur, nervozë, ndoshta edhe larg synimeve të caktuara që keni vendosur të arrini këtë fundjavë. Kjo nuk do të thotë se gjërat nuk funksionojnë. Vazhdon të jetë një qiell shumë i fortë përsa i përket konflikteve. Në punë ka ende tension, ndoshta për ndonjë projekt të ri.

Gaforrja

Të kesh qiell interesant për dashurinë është e rëndësishme sepse në bazën e jetës tënde ka gjithmonë ndjenja. Të lindurit e shenjës së Gaforres që ia dalin më mirë në punë janë ata që kanë një bazë të mirë sentimentale, apo siguri të madhe të brendshme. Falë një personi të veçantë, mund të jeni sërish pozitiv.

Luani

Ndodheni në një moment stimulus të jetës suaj, ku ka shumë energji, por njëkohësisht edhe shumë ngarkesë . Ju mund t’i surprizoni të tjerët rreth jush një lajm pozitiv.

Virgjëresha

Sot ju gjejmë paksa të zhytur në mendimet tuaja, madje disa prej jush e fikin celularin për të mos u shqetësuar. Megjithatë, nuk keni pse të kufizoheni, nëse ka situata të rënda duhet t’i përballoni dhe të përfshiheni.

Peshorja

Ju keni bërë një hap të madh përpara gjatë ditëve të fundit. Ne e kuptojmë se ka pasur tensione për të kapërcyer dhe kemi shpjeguar vazhdimisht se shumë provokime që fati ka gjeneruar kanë rënë nga qielli pa paralajmërim. Nuk e përjashtojmë që shumë prej jush të ndihen të tradhtuar gjatë kësaj kohe.

Akrepi

Jeni shumë të frymëzuar në këtë ditë, edhe nëse nuk mund të themi se po përjetoni një fazë të lehtë dashurie. Aspekti i ri i Venusit, në fakt, flet për një situatë disi komplekse për t’u menaxhuar. Nga tani deri në marsin e vitit të ardhshëm, çiftet në krizë do të duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh, përndryshe rrezikojnë të largohen gjithnjë e më shumë.

Shigjetari

Ju jeni shumë të shqetësuar këtë të diel, ndoshta edhe pak të lodhur, por gjithmonë plot iniciativa të mira për të ardhmen. Është e vërtetë që horoskopi juaj shfaqet disi intrigues e në disa raste edhe pozitiv. Por edhe kur kemi një qiell në dukje të përsosur, mund të ndodhë gjithmonë dita e keqe ose ajo në të cilën për arsye të ndryshme ju ndiheni jashtë loje.

Bricjapi

Ju gjejmë të qetë, nga e enjtja nëse ka pasur distanca në dashuri ato mund të plotësohen. Kujtojmë që Venusi nuk është më në kundërshti. Në qiellin e gjysmës së dytë të gushtit ka më shumë harmoni, ndaj partnerët që kanë patur konflikte, së fundmi do të rizbulojnë dëshirën për të qenë sërish bashkë.

Ujori

Gjatë kësaj periudhe ju keni qenë në kërkim të ndjesive që nuk janë përjetuar prej kohësh, dhe kjo ju ka larguar disi nga të dashurit tuaj. Është e vërtetë që në askpetin profesional keni shumë angazhime, por tani është koha të mendoni për veten tuaj në vend të parë.

Peshqit

Hëna është në shenjë, dhe ne besojmë se ky është një moment force pikërisht për të rikuperuar energjinë e humbur kohët e fundit. Sot ndjenjat janë sërish protagoniste dhe ka një ngarkesë të këndshme emocionale.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-domenica-14-agosto-2022/

Burimi i fotos: pexels.com