Home Aktualitet Disa ditë pas vdekjes, aktorja e njohur përlot fansat me gjestin prekës
Disa ditë pas vdekjes, aktorja e njohur përlot fansat me gjestin prekës
0

Disa ditë pas vdekjes, aktorja e njohur përlot fansat me gjestin prekës

0
0

Aktorja amerikane Anne Heche i është “hequr paqësisht mbështetja e jetës” pasi u gjet një marrës i përshtatshëm për t’i dhuruar organet e saj, ka konfirmuar një zëdhënës i saj për shtyp.

Një përfaqësues i yllit të ndjerë konfirmoi vdekjen e saj, por edhe veprimin tepër fisnik që e shoqëroi atë.

Pai u shpall ligjërisht e vdekur, aktorja ishte mbajtur në mbështetje jete në rast se organet e saj mund t’i dhuroheshin dikujt.

Nuk dihet se sa ose cilat organe janë dhuruar, por, sipas NBC News, kirurgët ishin gati për të kryer implantet.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Heche-s, Holly Baird tha se aktorja “u hoq paqësisht mbështetjen e jetës” pasi një person i përputhshëm u gjet për të marrë organet e saj të dhuruara.

Ky detaj emocionues ka përlotur edhe më shumë opinionin publik, fill disa orë pasi aktorja u shpall ligjërisht e vdekur.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-62552076

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaLUgWaPhP0/