Home ShowBiz Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na prezantojnë me portretin e parë familjar, kanë një mesazh për të gjithë
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na prezantojnë me portretin e parë familjar, kanë një mesazh për të gjithë
0

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na prezantojnë me portretin e parë familjar, kanë një mesazh për të gjithë

0
0

Pasi e ‘thyen akullin’ duke e shfaqur hapur se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, Einxhel dhe Dj Dagz na prezantojnë me portretin e parë familjar.

Ambienti dhe gjithçka tjetër përveç barkut të rrumbullakosur të Einxhel për publikun janë shumë të njohura pasi fotoja është realizuar gjatë pushimeve të tyre.

Me anën të kësaj fotoje çifti ka falenderuar të gjithë ata që i kanë shprehur urime dhe fjalë të ngrohta për familjen e tyre të re.

“Ka kaluar nje jave tashme nga dita qe e ndam gezimin tone me ju dhe nuk kam mundur dot tju pergjigjem te gjitheve sepse telefonat tane jane bllokuar nga dashamirsia e mesazheve tuaja!!Kemi nguruar ta ndajme kete lajm por ata qe jane vet prinder tashme mendoj na kane kuptuar pse…megjithate se kemi pritur kete gezim kaq te madh tuajin per kete lajm. Na keni surprizuar e zbukuruar kete moment me dashurine dhe pozitivitetin qe na keni percjell ne cdo lloj menyre. Me kete cast te lumtur tonin,nga thellesia zemres duam tju falenderojme per cdo fjale te dashur ne urimet tuaja per familjen tone te re,por mbi te gjitha per krijesen tone te cmuar qe mesa duket e dashkan aq shume dhe mezi po e presin bashke me ne. Kur te rritet do ti tregojme se sa shume njerez jane gezuar e kane qare nga lumturia qe ai/ajo do te vij ne jeten tone
Ju perqafojme fort virtualisht te gjithve, ju duam”, shkruan çifti krahas fotos së ëmbël.

einxhel shkiraeinxhel post

Linku: https://www.instagram.com/p/ChkMD1jjPI_/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgbgyX-j3_b/?utm_source=ig_web_copy_link