Home ShowBiz Feston 27 vjetorin, Dua Lipa e bekuar mes dedikimeve të pafundme për të
Feston 27 vjetorin, Dua Lipa e bekuar mes dedikimeve të pafundme për të
0

Feston 27 vjetorin, Dua Lipa e bekuar mes dedikimeve të pafundme për të

0
0

Dua Lipa po feston sot 27 vjetori e lindjes.

Këngëtarja e sukseseve të mëdha ndërkombëtare ka pritur ditëlindjen me festime të shumta me miqtë dhe familjarët e saj në orët e para të mëngjesit.

Këtë ditëlindje të saj të 27, Dua e ka mirëpritur duke e shijuar në vendin tonë.

Ajo ka ndarë disa video në Instastory ku shihet duke festuar me miqtë dhe familjarët e saj.

Këngëtarja ka marrë pafund urime, ku dallojnë ato të miqëve dhe familjarëve të saj.

Motra e këngëtares, Rina Lipa ka ndarë urimin emocionues për Duan përmes një postimi në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen Dua! Falminderit që je motra ime dhe më mëson çdo gjë! Mirënjohëse për ty! Jam krenare që jam motra jote e vogël. Të dua Du!”

Gjithashtu nuk ka munguar urimi nga i ati, Dukagjin Lipa, i cili është përkrahësi më i madh edhe në karrierën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.

Vazhdo të jesh e guximshme, e lumtur dhe e dashur si je gjithmon. Të dua!”, shkruan ai duke e shoqëruar urimin me një album fotosh të Duas.

Linku: https://www.instagram.com/stories/dualipa/2909895779352260365/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChhpCsTM_GL/?utm_source=ig_web_copy_link