Home Lifestyle Disa truke si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të shijojnë shkollën duke i lehtësuar ankthin e ndarjes
Disa truke si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të shijojnë shkollën duke i lehtësuar ankthin e ndarjes
0

Disa truke si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të shijojnë shkollën duke i lehtësuar ankthin e ndarjes

0
0

Muajt e verës mund të jenë një kohë kaq e veçantë për prindërit dhe fëmijët. Sidomos nëse kaloni kohë mjaftueshëm me fëmijët tuaj ose shkoni me pushime së bashku.

Ndaj periudha kur nis shkolla mund të kthehet në një ankth për ata edhe ju, pasi fëmijët nuk e përballojnë dot ndarjen nga ju ose nga koha e lirë.

Le të hedhim një vështrim në disa mënyra se si mund të ndihmoni për të lehtësuar ankthin e ndarjes së fëmijës suaj dhe t’i bëni ata të presin me padurim shkollën çdo ditë.

1.Përpara fillimit të shkollës, krijoni një rutinë të shkurtër shkollore duke i prezantuar fëmijës suaj disa nga lëndët që do të zhvillojë në shkollë.

Shmangni komentet ‘duhet të përkushtohesh pasi kjo lëndë është e vështirë’. Ndryshe nga ju ajo mund të jetë një nga të preferuarit e tij, ndaj mos ndikoni negativisht.

  1. Organizoni një udhëtim të këndshëm në shkollë përpara se të nisë.

Përpiquni t’i ndihmoni ata të entuziazmohen për ditën e tyre të shkollës duke i prezantuar ata paraprakisht me ambientin e shkollës të klasës, njihini ata me kalendarin mësimor dhe gjërat argëtuese që do të bëjnë atë ditë.

  1. Lëreni fëmijën tuaj të mësohet me pavarësinë e tij ndërsa bën miq të rinj në shkollë.

Prindërit e rinj kryesisht ndihen paksa të shqetësuar për vitin e parë kur fëmijët e tyre nisin shkollën.

Nuk duhet që të qëndroni mbi kokën e tyre për çdo gjë, madje t’i pengoni ata të krijojnë shoqëri me nxënësit e tjerë.

Lejoni që fëmijët tuaj të kenë privatësinë e mjaftueshme sa të arrijnë të kuptojnë se tani ka ardhur koha që ata të bëjnë disa zgjidhje pa ndihmën tuaj.

  1. Mos u tregoni të dobët përpara atyre teksa ndaheni me ta.

Përpiquni që në ndarjen me fëmijën tuaj të mos ju kontrollojnë emocionet, pasi ata nuk arrijnë t’i perceptojnë gjërat ashtu si ju.

Kjo situatë tensionuese do të ndikojë direkt negativisht tek fëmijët tuaj.

Ata teksa ju shohin në lot do të kërkojnë papritur të mos shkojnë në shkollë.

Kjo kërkesë e tyre e papritur do të pasojë me një ‘luftë’ mes jush.

Linku: https://littlethings.com/family-and-parenting/kids-separation-anxiety

Burimi i fotos: freepik.com