Home Lifestyle Horoskopi ditor, 25 gusht 2022
Horoskopi ditor, 25 gusht 2022
0

Horoskopi ditor, 25 gusht 2022

0
0

Dashi

Sot jeni disi të demoralizuar nga pikëpamja emocionale, në dashuri do të ishte mirë që diskutimet me partnerin t’i shtyni për nesër. Në punë ndiheni disi të lodhur, mundohuni të pushoni.

Demi

Lajm i mirë në dashuri, Afërdita është në anën tuaj, kjo do t’iu mundësoj të kaloni një ditë përrallore me partnerin. Megjithatë, nuk është koha për të menduar për punën, jepini vetes një pushim të merituar.

Binjakët

Dashuria premton të jetë e trazuar në këtë ditë, është më mirë të qëndroni vetëm për pak kohë. Në të vërtetë, ndoshta përqendrohuni në punën tuaj sepse ka perspektiva të shkëlqyera fitimi për ju.

Gaforrja

Mundohuni të jeni pak të kujdesshëm sot. Nëse jeni çift, dita premton të jetë e turbullt. Në aspektin profesional edhe disa ditë dhe mund të keni mundësi për të mos u humbur.

Luani

Ky është momenti juaj. Jeni në kulminn e lidhjes me partnerin tuaj dhe, nëse jeni vetëm, ky është momenti i duhur: mund të takoni shpirtin tuaj binjak. Edhe ambienti i punës është pozitiv, disa projekte do të konkretizohen.

Virgjëresha

Humori i luhatshëm nuk do ju lejojë të jetoni një marrëdhënie të qetë në çift, prisni ditë më të mira. Në punë gjithçka po shkon mirë.

Peshorja

Ndiheni të qetë dhe të ekuilibruar, kjo qetësi shpirtërore që po përjetoni  do t’iu sjell momente stabiliteti në dashurinë.  Në punë keni shumë projekte në mendje, zgjidhni me kujdes.

Akrepi

Në dashuri, bollëku mund t’ju bëjë të bëni disa gabime, kështu që merreni gjërat me lehtësi. Puna vazhdon me intensitet të plotë: vazhdo kështu!

Shigjetari

Në dashuri, kini kujdes nga zgjedhjet e gabuara, mund të bini në një kurth. Edhe në punë keni disa hezitime të vogla, kohë më të mira do të vijnë së shpejti.

Bricjapi

Në dashuri jeni duke u treguar shumë kokëfortë, duhet të jeni më fleksibël me partnerin nëse doni të shmangni zënkat. Në punë nuk është moment i duhur  për të bërë plane.

Ujori

Jeni duke shijuar pushimet verore, por bëni kujdes që të mos rrëmbeheni shumë nga atmosfera e pushimeve sepse mund të humbisni dashurinë.Në punë keni ende vendime të rëndësishme për të marrë.

Peshqit

Nuk është koha për të menduar për dashurinë, jini të durueshëm, do të ketë mundësi të mira edhe për ju. Vjeshta do t’iu gjej me shumë punë dhe mundësi të mëdha në lojë.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-giovedi-25-agosto-2022/

Burimi i fotos: freepik.com