0
0
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të dominojnë kthjellimet deri në mesditë kur pritet vranësira të shpeshta.
Këto vranësira do të jenë më të dukshme në zonat malore, por do të ketë mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit. Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke sjellë herë pas here rrebeshe shiu.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com