Home ShowBiz “Kam pasur krizat më të mëdha”, Iva Tiço rrëfehet si asnjëherë më parë rreth jetës dhe karrierës
“Kam pasur krizat më të mëdha”, Iva Tiço rrëfehet si asnjëherë më parë rreth jetës dhe karrierës
0

“Kam pasur krizat më të mëdha”, Iva Tiço rrëfehet si asnjëherë më parë rreth jetës dhe karrierës

0
0

Gazetarja e njohur Iva Tiço edhe pse është një nga figurat më të njohura të ekranit shiqptar, jetën e saj pritave ka arritur ta mbaj gjithmon larg vëmendjes së mediave.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, ku së bashku me Rudina Magjistarin ka folur për jetën e saj personale, duke iu referuar konkretisht të 20-ave të saj dhe jetesës tani.

Ajo pranoi se në të 20-at e saj ka patur krizat më të mëdha dhe sfida të vështira, duke iu referuar jetës apo profesionit të saj.

“Në të 20-at unë personalisht kam pasur krizat më të mëdha, sepse ishin krizat çfarë do bëhet me mua, çfarë do bëhem kur të rritem. Ndërkohë që je rritur dhe duhet të zgjedhësh një drejtim, të gjesh një punë, si të mbash punën dhe gjithë të tjerat. Jo më larg se dy tre ditë isha me një mikeshën time dhe na doli kjo bisedë, çfarë do i bëje vetes po ta takoje 20-vjeçe, të dyja thamë me një gojë, do e kapja me shpulla. Unë nuk e mbaj mend shijimin e atyre viteve. Sigurisht kam fotografi, kam gjëra që më tregojnë se kam jetuar, por kanë qenë vite të mbushura plot me ankthe, plot me sakrifica, me punë nga mëngjesi deri kur mbaronte gazeta që shkonte në shtypshkronjë deri në 12 natës. Tani po të kthehesha prapë, sigurisht që mund ta bëj, por them jo faleminderit. Ishte një lloj ‘gavete’ që duhet ta bëja që atë arrija komoditetin që kam tani. Në të 40-at le të jemi edhe pak egoistë, gjithë këto që ke mbjellë në 20 vitet e shkuar tani ke mundësi t’i shijosh, t’i përkushtohesh dhe pasioneve të tua”,- rrëfeu Iva.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wl1Ws6UD1u4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ceoy6rsM7KO/