Home ShowBiz Nga fëmijëria, njohja me Cardi B deri tek prindërimi, rrëfehet si rrallë herë Don Phenom
Nga fëmijëria, njohja me Cardi B deri tek prindërimi, rrëfehet si rrallë herë Don Phenom
0

Nga fëmijëria, njohja me Cardi B deri tek prindërimi, rrëfehet si rrallë herë Don Phenom

0
0

Don Phenom, së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “Pardon my French” ku ka rrëfyer si rrallëherë shumë detaje të cilat nuk I denim më pare.

Reperi rrëfeu se kishte lindur në Shkodër, por në moshën 10 vjeçare së bashku me familjen e tij ishin shpërngulur në New York.

Pasioni për muzikën kishte lindur shumë here tek ai, ku zbulon se teksi i parë që ka shkruar ka qënë një ‘diss’ për mësuesen e tij.

Ndërsa këngën e parë e ka rregjistuar kur ishte vetëm 13 vjeç.

Ai gjithashtu ndau me publikun një të detaj të pathënë më parë për njohjen e tij me këngëtaren me fame botërore Cardi B, teksa kjo e fundit ishte ende e panjohur.

I pyetur nesë jeta e tij kishte ndryshuar pasi ishte bërë baba, këngëtari u përgjigj:

“Të jesh baba është ndjenjë shumë e mirë. Ndryshimi është që tani kam një përgjegjësi tjetër që ndoshta përpara nuk e kam pasur. Nuk shoh ndonjë diferencë, prapë ndihem i njëjtë. Tani kam një version timin të vogël që më jep një ndjenjë të paparë.

Bashkëshortja quhet Anxhela, jemi të martuar. Dasmë do bëj pasi të bëj njëherë fëmijët. Unë kam qejf të bëj pesë. Arsyeja përse nuk e publikoj dhe mos ma bëni më këtë pyetje është se nusja është e edukuar, ka mbaruar gjithë atë shkollë, është avokate dhe është gjynah që ajotë përflitet.

Nuk është pjesë e showbiz-it. Jemi njohur nga disa njerëz të përbashkët në mënyrë familjare. Ka qenë dashuri me shikim të pare”.

Linku: https://youtu.be/DQgwSX1QR1c

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjXexslMXfq/?utm_source=ig_web_copy_link