U komentua tepër në rrjet, Arjola Demiri zbulon se çfarë ndodhi me shtëpinë dhuratë nga BBV
Aktorja e njohur, Arjola Demiri pas eksperiencës së saj në Big Brother Albania ka qënë në qendër të vëmendjes së medive.
Aktorja së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin “Pardon my French” ku ka ndarë detaje nga jeta e saj private.
Mes të tjerash ishte i pashmangshëm kurioziteti lidhur me shtëpinë që aktores u dhurua gjatë pjesëmarrjesë së saj në BBV.
E pyetur se çfarë ndodhi me shtëpinë e saj të re ajo u shpreh se kjo çështje nisi ta stresonte disi pasi nisi të komentohej tepër në rrjet.
Më tej ajo zbuloi se shtëpia është në ndërtim dhe po pret të përfundojë.
“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë.
Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar.
Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”, është shprehur aktorja.
Linku: https://youtu.be/a8t4eqPLmDs
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf65O_MjRwK/?utm_source=ig_web_copy_link