Home ShowBiz Këtë nuk e prisnim, Erioni dhe Mikela rikthehen në Për’puthen për arsyen e veçantë
Këtë nuk e prisnim, Erioni dhe Mikela rikthehen në Për’puthen për arsyen e veçantë
0

Këtë nuk e prisnim, Erioni dhe Mikela rikthehen në Për’puthen për arsyen e veçantë

0
0

Në puntatën e kaluar janë kthyer sërisht në Përputhen dy ish-konkurrentët, Mikela dhe Erioni.

Pak kohë më parë ata i dhanë fund lidhjes së tyre që u krijua gjatë pjesëmarrjes në programin e dashurisë.

Megjithatë mesa duke Erioni është penduar dhe dëshiron edhe një tjetër mundësi për njjë fillim të ri me Mikelën.

Gjatë debatit të tyre ata sqaruan se arsyeja e ndarjes erdhi si pasojë e ftohjes së marrëdhënies nga largësia.

Mirëpo nuk munguan as akuzat nga Mikela e cila u shpreh se kishte lënë shumë pas dore dhe vinte në Tiranë një herë në dy muaj për ta takuar, ndërsa edhe kur ajo vetë shkonte në Prizren për ta takuar, ai e linte të priste.

Ish-konkurrenti e sqaroi Mikelën se të gjitha kishin ndodhur për shkak se ai po mundohej të stabilizonte punën e të kthehej në Tiranë që të jetonin së bashku.

“Koha që kam kaluar me ty ka qenë gjëja më e bukur që kam kaluar. Kur dolëm jashtë mes nesh çdo gjë ka qenë në rregull. Të dy ishim shumë të lumtur. Distanca do të ishte një problem shumë i madh për ne, ishe ti ajo që thoje që kjo gjë nuk do të jetë problem, por e dija që do të përfundonim në këtë mënyrë pasi distanca do të bënte të veten.

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, duhej të më qëndroje pranë ndërsa ti hoqe dorë.

Une te kam thënë që do lë Kosovën e do të vij në Shqipëri, se të du moj çik”, është shprehur Erioni gjatë diskutimit të tyre.

Linku: https://youtu.be/S0dCoNOUhzA

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=rUPyrZMjw8U