Home Lifestyle Parashikimi i motit, 14 tetor 2022
Parashikimi i motit, 14 tetor 2022
0

Parashikimi i motit, 14 tetor 2022

0
0

Vendi ynë sipas MeteoAlb që në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e një sistemi të dendur vranësirash i cili do të gjenerojë rrebeshe shiu, ku më të shumta reshjet do të jenë gjatë paradites.

Ndërsa pas mesdite parashikohet dobësim gradual i këtij sistemi duke bërë që reshjet të jenë në sasira më të pakta dhe më të fokusuara në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com