Home ShowBiz Mos e humbisni! Rikthehet “Dasara Show, rezervon surpriza për shikuesit
Mos e humbisni! Rikthehet “Dasara Show, rezervon surpriza për shikuesit
0

Mos e humbisni! Rikthehet “Dasara Show, rezervon surpriza për shikuesit

0
0

“Dasara Show” është rikthyer sërish, për të shoqëruar netët tuaja.

Moderatorja e dashur e publikut, Dasara Karaiskaj, po risjell sërish emisionin e saj “Dasara Show”, por këtë herë me disa ndryshime që padiskutim do të përqafohen menjëherë nga publiku.

Çdo javë në emision do të ketë të ftuar të ndryshëm, të cilët do të fokusohen në një nga gjërat më me vlerë që ka njeriu, tek muzika.

Së bashku me të ftuarit e veçantë, nën tingujt e lehtë në sfond do të diskutohet mbi problematikat e muzikës, ndryshimet e saj ndër vite, të drejtat e autorit e shumë tematika të tjera që ngërthehen në këtë botë të veçantë të artit.

Në emision përkrah Dasarës do të jetë ikona e muzikës shqiptare, Irma Libohova, e cila ka një rol tepër të veçantë.

Ajo do të jap mendimet dhe opinionet e saj lidhur me gjithçka që do të diskutohet.

Në puntatën e parë emisioni “DasaraShow” solli edhe njëherë në kujtesën e shikuesve këngën e parë shqiptare të shitur me titull “Një flutur”.

I ftuar për të diskutuar mbi kujtimet e veçnata të asaj këngë ishte djali i kompozitorit të saj, shkrimtari Fatos Kongoli.

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionin u diskutua lidhur me këngën më të shitur në historinë e muzikës shqiptare, “Të ka lali shpirt”.

Të ftuar ishin artistët Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla.

E ndërsa emsioni mbyllet me diskutimin e moderatores së bashku me Irma Libohovën, dashamirës të muzikës dhe jo vetëm,  mos harroni se çdo të premte “DaSara Show” vjen me shumëllojshmëri tematikash dhe surprizash për ju.

Linku: https://youtu.be/ZtdVK11xVBg

Burimi i fotos: https://youtu.be/ZtdVK11xVBg