E shqetësuar për fenomenin më ‘In’ të rrjeteve sociale, Beniada jep mesazhin tepër domethënës
Benida Nishani është kthyer në një figurë tepër të dashur dhe të ndjekur nga shqiptarët.
Ajo është shumë akive dhe në daljet televizive, por edhe në rrjetet e saj sociale.
Shpesh herë modelja reagon ndaj kauzave të ndryshme duke shprehur opinionin e saj lidhur me to.
Së fundmi Beniada ka këshilluar ndjekësit përmes një postimi në InstaStory lidhur me përdorimin e tepruar të filtrave.
A mendoni se duhet ta duam veten sic jemi? A mendoni se duhet t’i themi stop filtrave? Unë mendoj që po, ka ardhur koha të pranojmë veten sic jemi. Në këtë periudhë, po shikoj një përdorim të tepruar të filtrave.
Ne postojmë foto joreale, duke u përpjekur të duken si një imazh i plastifikuar, gojë gjigante dhe hundë si Chihuahu, lëkura e lëmuar dhe me shkëlqim si porcelani, për të tërhequr çfarë? më shumë pëlqime dhe komente fake? Pjesa më e keqe është se kjo më pas na bën të shkojmë te kirurgu duke kërkuar fytyren tone si ne filtrat e Instagramit”, shkruan ndër të tjera Beniada.
Linku: https://www.instagram.com/stories/iambeniada/2953240278480703668/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgmGetGsprA/?utm_source=ig_web_copy_link