Fjolla Morina ka qënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të trazirave në jetën e saj personale.
Përpara disa muajve këngëtarja i dha fund martesës së saj me bisnesmenin Fisnik Syla.
Mirëpo së fundmi Fjolla ka befasuar ndjekësit me postimet e fundit.
Ajo ka ndarë disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet një buqet e madhe me trendafila të kuq të ndërthurur me disa të bardhë në formë ‘F’, përmes së cilës konfirmon romancën e saj të re.
Krahas buqetës mashkulli misterioz, të cilit këngëtarja ia ka mbuluar fytyrën me një zemër të zjarrtë, i ka dedikuar disa fjalët më të ëmbla Fjollës në një pusullë.
“Të dua ty sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për të gjithë jetën time”.
Krahas postimit Fjolla shprehet se ka mbetur pa fjalë dhe se ndihet më e lumtur se kurrë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CkEXyzVIX9w/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CiF8YVDIbM6/?utm_source=ig_web_copy_link