Arbana Osmani si aktore, Eduart Grishaj zbulon arsyen e veçantë të pjesëmarrjes dhe vështirësitë me të
Regjisori i njohur, Eduart Grishaj ka qënë i ftuar në emisionin “Good Morning Albanias” ku ndër të tjera ka zbuluar se si ka qënë eksperienca e tij të punojë me Arbana Osmani në rolin e aktores.
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj.
Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti zbuloi se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është një kritike e madhe e vetes dhe e tij.
“Arsyeja pse unë e kam marrë Arbanën nuk është se doja ta merrja si aktore, por se Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”, shpjegoi më tej Eduarti.
Linku: https://youtu.be/ewEuLMGAV3Y
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXgfYbcoRJa/?utm_source=ig_web_copy_link