Ardit Çuni ‘bie me këmbët e veta’, kundërpërgjigjia e tij ndaj Acromax vërteton fshehjen e klikimeve
Teksa ka qënë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, kreu i Acromax Media, Aldor Nini ka nxjerr disa nga artistët që rrisin shikueshmërinë e këngëve të tyre me klikime të blera nga vetë ata ose nga persona tjerë.
Nini tregoi hapur se Alban Ramosaj dhe Ardit Çuni janë këngëtarët që kanë fshehur klikimet, ndërsa reperi i njohur Ledri Vula ka pasur disa të dyshimta të cilat dolën nga sistemi i YouTube edhe pse ky i fundit siç shprehet dhe drejtori i Acromax nuk ka pasur asnjëherë nevojë për klikime të blera pasi është një artist i suksesshëm.
“Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga ‘Monaco’, është shprehur mes të tjerash Aldor Nini.
Mirëpo kjo deklaratë e fortë nuk u prit aspak mirë nga Ardit Çuni, i cili e quajti sipas tij një idiotësi për marketing.
“Do ju lutesha që për arsye profesionale mos t’i jepni zë kësaj gjëje, sepse është komplet një idiotësi. Personi në fjalë po mundohet që të bëjë marketing me anë të emisioneve dhe të lajmeve që do të shkaktohen me emrin tim apo të kujtdo tjetër sepse e di shumë mirë që ndryshe nuk ia var njeri dhe përveç kësaj di vetëm që më janë lutur disa herë që të bashkëpunoj me kompaninë e tyre dhe nuk kam pranuar. Kjo është një nga arsyet pse goditem unë apo artistët në fjalë që janë përmendur. Nuk më bën sens”, ka deklaruar ai për një prononcim për Top Albania.
Ai ka publikuar mesazhet që kishte marrë nga “Acromax”, ku kompania i kërkonte të bashkëpunojë për projektin e tij në “Kënga Magjike”.
“Besoj me këtë bisedën dhe disa të tjera si kjo, e keni të qartë pse është përmedur emri im dhe i ca artistëve të tjerë sot. E keni parasysh Dhelpra dhe Rrushtë”, shkruan Arditi krahas mesazheve.
Linku: https://www.instagram.com/arkivashqip/
https://www.instagram.com/arditcuni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcsMYNYqQuD/?utm_source=ig_web_copy_link