Home ShowBiz Në një rrëfim pa dorashka, Aldor Nini zbulon sekretet e platformës gjigante ‘YouTube’
Në një rrëfim pa dorashka, Aldor Nini zbulon sekretet e platformës gjigante ‘YouTube’
0

Në një rrëfim pa dorashka, Aldor Nini zbulon sekretet e platformës gjigante ‘YouTube’

0
0

Aldor Nini, drejtor dhe pronar i Acromax Media, ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Ditë pas dite” ku ka zbuluar për publikun detaje lidhur me gjithë mekanizmat e funksionimit të kompanisë, por jo vetëm.

Gjatë bisedës janë nxjerrë në dritë shumë çështje që ndërthuren së bashku në botën mediatike për të cilat shumica e shikuesve janë pak ose aspak në dijeni.

Në një rrëfim pa dorashka Aldor Nini nuk ka hezituar të zbulojë se cila kategori e artistëve të estradës sonë gjenerojnë më tepër të ardhura nga platforma e YouTube.

Duke cituar emrat e artistëve që preferohen më tepër nga shikuesit të tillë si: Sinan Hoxha, Meda, Ledri Vula, drejtori i Acromax Media nuk lë pa përmendur edhe fenomenin e klikimeve fallco që frikshëm që po josh tregun muzikor shqiptar.

Klikimet që vjedhurazi blihen në vende si: Indi, Bangladesh, Pakistan, janë një mashtrim i madh si për publikun, por fatkeqësisht dhe vetë artistët duke rrezikuar bindshëm edhe karrierën e tyre.

I pyetur për sa i përketë formateve televizive nëse fama është një ndikues i drejtpërdrejtë në suksesin e tij, Nini është shprehur se e rëndësishme është kontenti e ndërsa fama gjeneron thjesht një audiencë të përkohshme.

E ndërsa biseda rrjedh duke u sqaruar në detaje rreth funksionimit të kompanisë “Acromax Media”, marrëveshjet direkte me platformat dhe artistët, rregullat lidhur me televizionet etj, Aldor Nini ka renditur se çfarë benefitesh përfitojnë artistët nëse bëhen pjesë e kësaj kompanie.

Artistët do të marrin një shërbim lidhur me krijimin e të ardhurave, mbrojtja dhe shpërndarja e kontentit, pjesa e marketingut të mirëfilltë, për të cilën ata në një agjenci digjitale paguanin shifra marramendëse, ndërsa tek ne mund ta kenë me një përqindje që është e varur nga suksesi”, është shprehur ndër të tjera drejtori i Acromax Media.

Linku: https://youtu.be/7VciMEVhM-Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgE85jENBB5/?utm_source=ig_web_copy_link