Një situate e pakëndshme ka ndodhur papritur mes gjigantit mediatik “Top Channel” dhe këngëtares Fifi.
Top Channel ka postuar së fundmi promon për sezonin e dytë të “Big Brother VIP”, ku ka bërë pjesë të tij disa sekenca ‘pikante’ nga edicioni i kaluar.
Në një moment shfaqet fragmenti i këngëtares teksa flet pak para se t’i binte të fikët.
Reagimi i menjëherëshëm i Fifit ka qënë shumë i ashpër ku akuzon produksionin se po i shkatërron jetën duke i transmetuar këto pamje sërish.
Përmes disa videosh në llogarinë e saj në Instagram Fifi ndër të tjera është shprehur:
“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”.
Pas këtyre deklaratave Top Channel ka vendosur të heq promon nga llogaria zyrtare në Instagram.
Linku: https://www.instagram.com/topchannelalbania/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cj0e0ZhNgdM/?utm_source=ig_web_copy_link