Home ShowBiz E komentuar negativisht për format bombastike, shpërthen ashpër Alesia Bami
E komentuar negativisht për format bombastike, shpërthen ashpër Alesia Bami
0

E komentuar negativisht për format bombastike, shpërthen ashpër Alesia Bami

0
0

Moderatorja e njohur, Alesia Bami, shpeshherë është komentuar në rrjet për format bombastike të saj.

Së fundmi në rubrikën “Tortuar” në “E diell” është diskutuar rreth fenomenit të përhapur rëndomtë vitet e fundit për tendencën e gocave për të patur vithe të mëdha.

Alesia Bami e prekur nga kjo temë replikoi ashpër lidhur me steriotipet që njerëzit kanë vetëkrijuar lidhur me vajzat që kanë forma tërheqëse.

“Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua mi ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë.

Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë s’ke tru në kokë.

Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë.

Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”, është shprehur moderatorja.

Linku: https://youtu.be/65FB-o-aUGE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgPasLkNw24/?utm_source=ig_web_copy_link