Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Irini Qirjako ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lërë të flas”.
Irini ka rrëfyer detaje lidhur me eksperiencën e saj në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars”.
Gjatë intervistës këngëtarja u shpreh se edhe pse rrugëtimi e saj në spektaklin e kërcimit ishte e shkurtër, pjesëmarrja në të ishte një eksperiencë e bukur dhe tepër emocionuese.
Ishte e pashmangshme që gjatë bisedës të mos përmendej imitimi i arrirë i figurës së saj në emisionin e humorit “Portokalli”.
Këngëtarja tregoi se i merr me saportivitet këto gjëra.
Ajo shprehu se ende ‘qesh me lot’ kur e sheh dhe për të skeçi i pari është i preferuari i saj.
“Unë qesh me atë aktorin që më ka imituar. E dyta nuk më pëlqeu, me të parën i vuri vulën. Kam shumë qejf të më imitojnë, le të vazhdojnë”,u shpreh Irini duke qeshur.
Linku: https://youtu.be/8mlJdHbJ0y8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/irini.qirjako/