Home Aktualitet Lëkundje të forta tërmeti shkundin Italinë, sjell dëme dhe panik tek banorët
Lëkundje të forta tërmeti shkundin Italinë, sjell dëme dhe panik tek banorët
0

Lëkundje të forta tërmeti shkundin Italinë, sjell dëme dhe panik tek banorët

0
0

Dy lëkundje tërmeti shumë të forta janë ndjerë në zona të ndryshme të veriut të Italisë. Një tërmet me magnitudë 5.7 u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros dhe u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët 3.1 dhe 3.4.

Mediat italiane raportojnë se tërmeti ka tronditur shumë shtëpi në disa qytete nga Ankona në Fano dhe Urbino.

Njerëzit kanë dalë në rrugë, ndërsa shumë raportime ka pasur nga zjarrfikësit për çarje në muret e shtëpive, pas tërmeteve të forta që pasuan njëri-tjetrin duke filluar nga ora 07:07 e mëngjesit të sotëm.

Në disa qytete të Marche, mësimet në shkollë dhe universitete janë pezulluar si masë paraprake, po kështu edhe qarkullimi hekurudhor.

Lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në katet e sipërme të banesave. Tërmeti është ndjerë edhe në Umbria, Lacio dhe Romë. Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në rajonet e tjera të Italisë Qendrore dhe në Trentino-Alto Adige.

Linku: https://www.mirror.co.uk/news/world-news/italy-earthquake-huge-56-tremor-28444271

Burimi i fotos: pexels.com