Home Aktualitet Nga konfliket e bujshme deri tek këngëtarja që blen klikime, CEO i Acromax Media nuk i kursen deklaratat e forta
Nga konfliket e bujshme deri tek këngëtarja që blen klikime, CEO i Acromax Media nuk i kursen deklaratat e forta
0

Nga konfliket e bujshme deri tek këngëtarja që blen klikime, CEO i Acromax Media nuk i kursen deklaratat e forta

0
0

Kohët e fundit projektet e reja muzikore nisën të çudisnin audiencën me rritjen e shikueshmërisë së tyre minutë pas minute.

Klikimet u kthyen në një ‘luftë’ të ftohtë mes artistëve, mirëpo disa të vërteta dolën në shesh.

Ceo i Acromax Media, Aldor Nini vendosi të flasë hapur rreth një fenomeni tepër shqetësues për tregun muzikor shqiptar që lidhej pikërisht me klikimet e blera.

I ftuar fillimish në emisionin “Ndryshe” Nini pohoi se kishte nisur një fushatë sensibilizuese për t’i orientuar artistët drejt marketingut të pastër, por disa prej tyre preferonin të vazhdonin të blinin klikime nga vendet si: India, Pakistani, Bangladeshi, Egjipit etj.

Së fundmi CEO i Acromax ka qënë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora ku ka folur më tepër rreth kësaj çështje duke zbuluar dhe shumë detaje të pathëna më parë.

 I pyetur se kush janë disa nga artistët të cilët nuk kanë blerë klikime pavarësisht zërave, ai iu përgjigj duke përmendur emrat si: Noizy, Getoar Selimi, Majk, duke shtuar në listë edhe Encën për të cilën shpeshherë ka pasur dyshime lidhur me klikimet në këngët e saj.

Aldor Nini zbuloi gjithashtu emrin e një këngëtareje që kishte klikime të blera dhe bëhet fjalë për Adelina Berishën.

“ Ditët e fundit klikimet e blera ranë, por ka qënë një nga këngëtaret e cilat vazhdonte përsëri. Edhe pse stafi e kontaktoi për ta vënë në dijeni për klikimet nga vendet ekzotike në këngët e saj, ajo ishte e bindur se të gjitha i kishte të vërteta.

Mirëpo pasi ne i nisëm statistikat ajo nuk reagoi. Kishte rreth 80-100 mijë klikime të blera konkretisht në këngën e saj të re “Harrom”.

Gjatë bisedës Nini rrëfeu dy nga konfliktet e bujshme për të cilët çështja kishte arritur deri në gjykatë dhe polici.

I pari lidhej me bashkëpunimin mes Eni Koçit dhe Noizy me këngën “Je gjithçka”, ku çështja ka kaluar deri në presione përmes policies.

“Kjo temë ka shumë kohë në 2011-2012. Ka qenë një konflikt mes Eni Koçit dhe Noizyt te kënga ‘Je Gjithçka’. Ata kishin rënë dakord për një ndarje parash dhe familja e Enit nuk ishte më dakord pas një kohe. Gjithçka ishte me kontratë. Presioni nëpërmjet policisë erdhi nga familja e Enit. Ata na kërkonin që t`i paguanim Enit të gjitha të ardhurat, dhe mos t`i jepnim Noizyt pjesën e tij,” është shprehur Nini.

Pas mosmarrëveshjes së Enit dhe reperit, Aldor Nini u ndal edhe tek një nga debatet më të mëdha të showbiz-it shqiptar, ai mes Silva Gunbardhit, Dafit dhe Mandit për këngën e kthyer në hit “Të ka lali shpirt”.

I pyetur nga moderatorja rreth arsyejes së sherreve të shumta mes artistëve ai u shpreh:

“Më tepër për pjesën e koncerteve. Si në rastin e Silvës dhe Mandit. Ata kanë humbur shumë lekë, vetëm sepse Mandi nuk pranonte të shkonte në koncert me ta”, është shprehur CEO i Acromax Media.

Linku: https://youtu.be/GOa1iRLWorw

Burimi i fotos: https://youtu.be/GOa1iRLWorw