Debati mes Ilir Sharqirit dhe aktorit të humorit, Visjan Ukcenaj ka vazhduar edhe në puntatën e kaluar në emisionin e kërcimit “Dance Albania”.
Shkak që hatërmbetjet të dilnin sërish në shesh u bë incidenti që i ndodhi balerinës së Visjanit gjatë provave gjenerale.
Aktori u shpreh në studio se askush tjetër përveç Klaudia Pepës nuk e ndihmoi dyshen.
Mirëpo nuk ka munguar reagimi i Ilirit, i cili ndër të tjera e përkufizoi aktorin si një ‘partner kamikaze’.
“Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet tek tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka, kishte nevojë të ngrihej, gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty, si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me kapelle” u shpreh balerini.
Nuk vonoi as kundërpërgjigjia e Visjanit, i cili u shpreh se Iliri duhet të heqë dorë nga intrigat.
“ Kujdes se do vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën. Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi”, është shprehur Visjani.
Linku: https://youtu.be/_KoZF7gO0aI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcOnzeZMhDE/?utm_source=ig_web_copy_link