Home ShowBiz Nga planet për një dasmë të dytë deri tek detajet e veçanta të këngëve të reja, rrëfehet Erik Lloshi
Nga planet për një dasmë të dytë deri tek detajet e veçanta të këngëve të reja, rrëfehet Erik Lloshi
0

Nga planet për një dasmë të dytë deri tek detajet e veçanta të këngëve të reja, rrëfehet Erik Lloshi

0
0

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Abc e pasdites” së bashku me partneren e tij, Romina.

Gjatë intervistës ata zbuluan shumë detaje nga jeta e tyre private, por jo vetëm.

Romina zbuloi se ajo përfshihej në të gjitha projektet e këngëtari duke u ndalur fillimisht tek kënga e re e tij.

“Tek ky projekt, si në çdo projekt tjetër shumë e përfshirë në të gjitha detajet, në veshjen e vajzës, në aredimin e shtëpisë në të gjitha. Kam qënë aty në prapaskenë me gjithë pjesën tjetër të stafit që kanë xhiruar” është shprehur Romina.

I pyetur rreth këngës së tij pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, Erik Lloshi nuk hezitoi të zbulojë më shumë.

“Ideja e daljes së këtij materiali ishte se kisha shumë kohë që unë e kisha bërë gati. Kisha dy variacione për ‘Këngën Magjike’, këtë material dhe ‘Zanë moj’ që i kam të dy shumë përzemër.

 Prandaj vendosa t’i nxjerrë në të njëjtën kohë se kishin të dyja kishin një qëllim të caktuar.

 Kisha shumë dëshirë që dhe projektin e baladës ta publikoja tani duke qënë se kënga e “Këngës Magjike” është ritmike dhe nuk ia humbin vlerat njëra-tjetrës”, është shprehur këngëtari.

Romina gjithashtu tregoi se nuk ishte aspak dakord që kënga e fundit të xhirohej në shtëpi.

Gjatë intervistës çifti zbuloi edhe më shumë detaje për jetën e tyre private duke u ndalur edhe tek dasma.

Të pyetur nëse e kishin në plan të bënin një dasmë të dytë, ata nuk hezituan të tregonin me humor një histori gazmore në dasmën e tyre.

“Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista. Në atë moment doja ta vrisja, por nuk kisha çfarë bëja. Isht e kunata ime që e mbuluam pak”, është shprehur  Romina.

Ndërsa për një dasmë të dytë Eriku pohoi me shaka se “as e kam për plane fare. Me harxhu lekë kot”.

Linku: https://youtu.be/5ceflmUt56s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPdwyNPBzVL/?utm_source=ig_web_copy_link