U përfol se vuante për të ngelur shtatzënë, Paris Hilton tregon planet për zgjerimin e familjes
Paris Hilton sqaron se kur ajo dhe bashkëshorti Carter Reum duan të kenë fëmijë
Paris Hilton ka folur së fundmi për mundësinë e zgjerimit të familjes. Trashëgimtarja 41-vjeçare dhe sipërmarrësi Carter Reum u martuan në nëntor të vitit të kaluar në një ceremoni të mbushur me yje, mes të cilëve ishin dhe Kim Kardashian, Kyle Richards, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.
“Po marr shumë mesazhe njerëzish që më pyesin se kur po bëj një fëmijë”, shkroi trashëgimtarja, 41 vjeçare, përmes një Story në llogarinë e saj në Instagram.
“Burri im dhe unë gjithmonë kemi dashur të shijojmë vitin tonë të parë të martesës së bashku si çift dhe ne po planifikojmë gjithmonë të krijojmë familjen tonë në vitin 2023,” vazhdoi ajo.
Pasi e quajti IVF një “udhëtim”, Paris shkroi se ajo ka “shumë embrione të shëndetshme gati dhe që presin të jenë pjesë e ekuipazhit të saj Cutesy”.
Ajo përfundoi: “Kam një orar jashtëzakonisht të ngjeshur pune dhe udhëtimesh, por asgjë nuk më emocionon më shumë sesa të bëhem nënë në vitin 2023!”
Reagimi i saj erdhi një ditë pasi nëna e saj 63 vjeçare tha për mediat amerikane se vajza saj e madhe po luftonte për të mbetur shtatzënë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CkEzTXuPVW_/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkEzTXuPVW_/?utm_source=ig_web_copy_link