Home Lifestyle Parashikimi i motit, 20 nëntor 2022
Parashikimi i motit, 20 nëntor 2022
0

Parashikimi i motit, 20 nëntor 2022

0
0

Vendi ynë përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë kryesisht në dominimin e motit të vranët, ku parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime dhe të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që reshjet në zonat Veriore dhe Jugore të jenë edhe në formë rrebeshi.

Në orët e mesditës pritet një dobësim ië përkohëshëm i sistemit të reshjeve, por pasditja i rifuqizon vranësirat dhe reshjet e shiut.

Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com