Armina Mevlanin në rubrikën Goca dhe Gra ka reaguar mbi jetesën me vjehrritë.
Blogerja shprehet se privatësia është e shenjtë dhe nuk duhet të cënohet nga palët. Armina iu bën thirrje gocave të largohen nga çunat e mamit.
‘Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami. Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte’- u kundërpërgjigj ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=kFGOBd8tYvY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/armina_mevlani/