Home ShowBiz E teproi, Kylie Jenner i mban fansat të varur për ndryshimin e emrit të djalit
E teproi, Kylie Jenner i mban fansat të varur për ndryshimin e emrit të djalit
0

E teproi, Kylie Jenner i mban fansat të varur për ndryshimin e emrit të djalit

0
0

Çifti shumë i njohur, Kylie Jenner dhe Travis Scott mirëpritën djalin e tyre në shkurt, por ende nuk e kanë treguar fytyrën e fëmijës.

Kylie ka zbuluar më në fund emrin e djalit të saj disa muaj pasi ata ia ndryshuan emrin Wolf.

Në daljen e saj në finalen e sezonit 2 të The Kardashians, ku po bëhej gati të merrte pjesë në Billboard Awards për të mbështetur të dashurin Travis Scott, ajo zbuloi një fakt lidhur me emrin e të birit.

Ajo zbuloi në momentet e fundit të sezonit se emri i djalit të saj është ende Wolf… për momentin, përpara se të lë të kuptohet se mund ta zbulojë emrin në sezonin 3.

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj djma kur ta ndryshoj. Ndoshta do t’ju tregoj në sezonin 3”, ka thënë Kylie duke shkelur syrin në kamera.

Linku: https://www.instagram.com/stories/sarahoxha/2977884807038471696/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kyliejenner/